Pazari i Vjetër në Gjirokastër

Gjirokastra në festë, turistët kërcejnë nën tingujt e muzikës shqiptare

17 Maj, 22:35| Përditesimi: 17 Maj, 22:39

  • Share

Gjirokastra u gjallërua mbrëmjen e sotme nga shumë qytetarë dhe turistë. Nën tingujt e muzikës popullore live me këngëtarë të njohur qytetarët kanë mbushur pazarin e vjetër të qytetit.

Si një shtegtim drejt paqes shpirtërore e mendore, rituali i lashtë i shtegtimit të bagëtive, një nga ritet antike baritore të pellgut diellor të Mesdheut, e njohur si ‘Transhumance’, është kremtuar sot (e premten 17 maj) në “Qafën e Pazarit”.

Aktiviteti nisi në orën 19:30, me muzikë live me këngëtarët Eranda Libohova dhe Ylli Baka. Në videon e publikuar në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama, shihet një pjesëmarrje e madhe qytetarësh, të cilët shihen teksa argëtohen nën rimet e muzikës popullore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?