Kronikë

Gjirokastër/ Zjarr në Lunxhëri, era përhap flakët rrezikohen banesat e fshatit Gjat

29 Gusht 2021, 21:51| Përditesimi: 29 Gusht 2021, 22:20

  • Share

GJIROKASTËR-Një zjarr masiv është aktivizuar në  fshatin Gjat në Lunxhëri mbrëmjen e sotme, ku dyshohet se është vendosur në mënyrë të qëllimshme.  Zjarri ka rënë në zonat kodrinore të fshatit, ndërsa era e fortë po ndikon në përhapjen e flakëve me shpejtësi në drejtim të banesave të fshatit duke i rrezikuar ato.

Forcat zjarrfikëse po mundohen të vënën në kontroll flakët, por era e vështirëson punën.Lunxheria u përfshi nga zjarri edhe në fillim të muajit gusht, ku flakët iu afruan banesave duke bërë edhe evakuimin e fshatit. Fatkeqësisht nga ky zjarr humbën jetën burrë dhe grua në fshatin Asim Zenel në përpjekje për të shuar flakët që po i kërcënonin banesën ku jetonin.

Andrea Haxhiaj ndërroi jetë më 3 gusht në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër si pasojë e flakëve që rrethuan banesën e tij. Haxhiaj tentoi të shuaj zjarrin në vreshtin që kishte në oborr, por si pasojë e flakëve ndërroi jetë. Vetëm 8 ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, ndërroi jetë edhe bashkëshortja e tij e cila kishte pësuar djegie të mëdha në trup dhe nuk mundi të mbijetonte.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?