Gjirokastër, transportonin 11 emigrantë të paligjshëm, 1 i arrestuar, 1 nën hetim! Sekuestrohen 5500 euro

24 Qershor 2023, 10:47| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 10:53

  • Share

Julian Locaj, ka rënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi transportonte 11 emigrantë të paligjshëm.

DVP Gjirokastër/Operacione të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimeve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 65".  

U kapën në flagrancë teksa transportonin 11 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt shumës 500 euro/person, arrestohet një 35-vjeçar dhe procedohet penalisht një 32-vjeçare (bashkëjetues).

Sekuestrohen 5500 euro të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me ata të Seksionit Operacional të DVP Gjirokastër dhe Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të transportimit të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 65", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi J. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. S., 32 vjeçe, banuese në Tiranë (bashkëjetues).

Në aksin nacional “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur "Serat në Mashkullorë", këta shtetas u kapën në flagrancë teksa transportonin në drejtim të Shkodrës, me një automjet tip furgon që drejtohej nga 35-vjeçari, 11 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt shumës 500 euro/person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5500 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Në përditësim...

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?