Soreca: BE 6 mln € policisë shqiptare! Ardi Veliu: OFL zgjat deri në fundvit (VIDEO)

7 Shkurt 2020, 13:33| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 15:27

  • Share

"6 milion euro janë dhënë nga Bashkimi Evropian për Policinë e Shtetit veçanërisht për policinë kufitare", kështu është shprehur Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca  gjatë një  mbledhje me Kreun e Policisë Ardi Veliun, policinë kufitare në Gjirokastër dhe FRONTEX.

Sipas Sorecës nga ata që i janë raportuar ka mbetur i kënaqur me shifrat e sukseshsme dhe me bashkëpunimin e kryer mes FRONTEX dhe policië kufitare shqipatre.

"Nga këto që dëgjuat ne jemi të kënaqur por puna duhet vazhduar dhe për këtë me 1 shkurt BE do të japë 6 milionë euro për policinë e Shtetit por në veçanti në policinë e kufirit. Kjo për të përmirësuar veprimet.  Si ambasador jam vërtetë i kënaqur, për veprimet e bëra. Më lejoni të falenderoj policinë. " tha Soreca.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca është pyetur edhe rreth Operacionit Forca e Ligjit.

Soreca ka ripërsëritur se thelbi i ligjit është  i rëndësishëm dhe se ndjekja e parave është një nga metodat më efikase për të goditur krimin.

" Më pyesni si të jem prokuror unë nuk jam në krye të OFL. Por mund të them se ky ligj special lejon që të ndjekësh parat që është një diçka e vlefshme për të luftuar krimin e organizuar. Ligji është i qartë me subjektet. Në dhe BE e rëndësishme është mënyra se si po zbatohet dhe si do të zbatohet ligji. Ne po monitorojmë zbatimin e këtij ligji. Së shpejti do takoj kreun e SPAK. Ligji është e rëndësishme që të zbatohet. " tha Soreca.

Ndërkohë Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është shprehur se OFL do të jetë deri në dhjetor të vitit 2020.

Ndërkohë Ambasadori i BE ndër të tjera është shprehur se prioritet janë tre shtylla në bashkëpunimin mes forcave kufitare shqiptare dhe FRONTEX, kontrolli i parregullt i emigracionit, goditja e krimit të organizuar si dhe pika e tretë forcimi i bashkëpunimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

"Më është thënë sot se bashkëpunimi me policinë e Shqipëri është i shkëlqyer. Objektivat e operacionit të përbashkët janë tre. Kontrollit i parregullt i emigracionit.  Objektivi i dytë është goditja e krimit të organizuar ndërkombëtar. Dhe e treta është përforcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të Shqipërisë dhe BE. Tre këto objektiva kemi pasur lajme shumë të mira.

Objektivi i parë në saj të bashkëpunimit në 2019 në kufi me Greqinë është dyfishuar numri i emigrantëve të kapur, janë kapur mbi 10 mijë në vitin 2019. Objektivi i dytë, Ardi Veliu më informoi se gjatë 2019 është 4 fishuar numri i personave për kontrabandimin e qenieve njerëzore. Sa i përket tretit, rritja e bashkëpunimit me BE është shumë i rëndësishëm. Në këtë moment është kyç për Shqipërinë."
tha Soreca.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?