Gjirokastër,shkrimtari italian në dy
shkolla,tregon histori me ilustrime

18 Prill 2013, 16:25| Përditesimi:

  • Share
Shkrimtari italian i librave me ilustrime për fëmijë Alessandro Baronciani për herë të parë ka qenë protagonist në klasat ku studiohet gjuha italiane në dy shkolla 9-vjecare në Gjirokastër.

Ai u ka treguar nxënësve se si lindin dhe zhvillohen histori me ilustrime në librat për fëmijë, si një traditë e re për vendin tonë.

Lektorja e gjuhës italiane në Konsullatën e Përgjithshme Angela Alerbach, ka vlerësuar këtë aktivitet, që sipas saj ka gjetur përkrahjen nga vetë nxënësit.

“Alessandro Baronciani ka ilustruar edhe librin e shkrimtarit, që ka qenë edhe vjet në Gjirokastër, Roberto Piumini. Në këtë periudhë është i njohur për një sërë krijimtarish në grafikë. Në fakt, ai ka marrë edhe iniciativa të tjera, si në Shkodër, Elbasan dhe në Tiranë, ndërsa do të jetë prezent edhe në Vlorë. Qëllimi i këtyre iniciativave është përhapja e gjuhës dhe kulturës italiane. Ju sigurojmë, që në të ardhmen do të kemi iniciativa të tjera për të rinjtë dhe për nxënësit shqiptar.

Ndërsa konsulli i nderit të Italisë në Gjirokastër Teodor Bilushi, ka premtuar se iniciativa të tilla do të vijojnë sërish në Gjirokastër.

“Kjo tregon vëmendjen që kanë institucionet italjane ndaj këtyre klasave që sot janë një sukses. Shkrimtari i sotëm vjen për të krijuar orë ekstra për fëmijët e klasave evropiane”, u shpreh Bilushi.

Kjo iniciativë është ndërmarrë në vazhdën e aktiviteteve të organizuara vit pas viti në Gjirokastër. Vitin e kaluar nxënësit u vizituan nga shkrimtari italian për femijë Roberto Piumini.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?