Gjirokastër, ndalohet 'Jaguar' me dy thasë me kanabis brenda, me një makinë tjetër monitorohej rruga

16 Prill, 12:30| Përditesimi: 16 Prill, 12:44

  • Share

GJIROKASTER- Dy thasë me rreth 15.8 kilogramë cannabis sativa u sekuestruan në një makinë tip  “Jaguar” që drejtonte një 50-vjeçar, në urën e Kardhiqit

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim trafikimin. Gjithashtu, u kap shtetasi F. D. që lëvizte me një automjet tip “Mini Cooper”, me të cilin monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Në pranga kanë rënë shtetasi Th. B., 50 vjeç, banues në fshatin Shënvasi, Sarandë dhe F. D., 31 vjeç, banues në Konispol.

Operacioni u kodua “Matt”. U sekuestruan dhe 2 automjetet tipe “Jaguar” dhe “Mini Cooper” dhe 6 celularë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?