Foto ilustruese

Gjirokastër, mashtroi një grua duke i marrë 2 mijë euro nga komunikimet në rrjetet sociale, arrestohet 55 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

8 Dhjetor 2023, 13:06| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 13:11

  • Share

Një 55 vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim ekonomik ndaj një 63 vjeçareje. Në pranga ka rënë Fatmir Koleshi i cili akuzohet se në datën 13 shtator ka përfituar 2 mijë euro nga një 63 vjeçare duke e mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë rast mashtrimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?