Gjirokastër/ Hapi TikTok me të dhënat e të resë, nis hetimi për 63-vjeçarin banues në Amerikë

15 Shkurt, 15:04| Përditesimi: 15 Shkurt, 22:09

  • Share

Ka nisur hetimi për një 63-vjeçar që banon në Amerikë, pasi ka hapur një llogari false me të dhënat e një 34-vjeçareje në Gjirokastër.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Kirbenetik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 63 vjeç, banues në Amerikë, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 34-vjeçareje, për të hapur një llogari false me emrin e saj, në rrjetin social “Tik Tok”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?