Gjirokastër/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen 14 vjeç, shoferi i furgonit kyç gojën para gjykatës! Lihet në burg

14 Nëntor 2023, 10:23| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 11:32

  • Share

GJIROKASTËR- Gjykata Gjirokastrës ka lënë në burg Nikolin J., i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeç në Përmet. Ka qenë 14-vjeçarja, e cila i ka treguar mësueses se shoferi i furgonit e ka ngacmuar dhe madje e ka prekur edhe fizikisht.

Avokatja e shoferit ka kërkuar prej gjykatëses Suela Dashi lirimin me pretendimin se nuk ka prova që e bëjnë fajtor Nikolin J. Por gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke e lënë Nikolin J. Në masën burg pa afat. Për palën mbrojtëse të shoferit ky vendim është i papranueshëm dhe kanë paralajmëruar apelimin e tij.

Nga ana tjetër, shoferi Nikolin J., para trupës gjykuese ka ‘kyçur gojën’ dhe nuk ka thënë asnjë fjalë.

Rasti i ngacmimit seksual u zbulua të premten (10 nëntor), kur 14-vjeçarja denoncoi rastin në Policinë e Përmetit. Mësuesja e kishte gjetur vajzën duke qarë dhe më pas ajo i ka treguar që shoferi i furgonit e ka ngacmuar seksualisht.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?