Gjirokastër, çelet java e gjuhës
italiane, nismë e konsullit italian

15 Tetor 2012, 18:20| Përditesimi:

  • Share
GJIROKASTËR- U çel sot java e gjuhës italiane në ambientet e Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër. Këtë vit ky eveniment ka ardhur nën titullin “Italia e territoreve dhe Italia e të ardhmes” si një iniciativë e konsullit të nderit të shtetit italian në Gjirokastër, Teodor Bilushi.

Ai thekson se “eventi i sotëm i cili organizohet për herë të parë në Qendrën Kulturore Italiane pranë Universitetit të Gjirokastrës është i shtati për nga radha dhe ka për synim, përcjelljen e italishtes dhe masivizimin e saj, apo të kulturës italiane në jug të vendit”.

Në kuadër të këtij aktiviteti, bibliotekës së qendrës së Gjirokastrës i’u dhuruan disa volume librash, nga biblioteka kombëtare “Braidense” në Milano.

Ky donacion është i pari i një serie që do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, ndërsa aktiviteti u organizua, nën kujdesin e presidentit të Italisë, Giorgio Napoletano.

(s.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?