Gjirokastër, arrestohet 47-vjeçari, qëlloi me çifte në drejtim të banesës së familjarëve të tij

2 Prill, 12:57| Përditesimi: 2 Prill, 13:06

  • Share

GJIROKASTËR - Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi dyshohet se ka qëlluar për motive të dobëta ndaj banesës ku ishin familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm dhe pas njoftimit policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes në zonën e quajtur ‘Ura e lumit’.

Autori i dyshuar L.S., 47 vjeç, banues në Gjirokastër u vu nën arrest dhe u bë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

47-vjeçarit iu gjet me vete arma e gjahut me të cilën dyshohet se ka qëlluar, e cila e sekuestrua.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka shtetas të lënduar. Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar prokurorisë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?