Foto ilustruese

Gjirokastër/ Arrestohet 39-vjeçari, u kap teksa drejtonte makinën i dehur! Me vete kishte dhe armë gjahu pa leje

31 Mars, 15:11| Përditesimi: 31 Mars, 15:14

  • Share

GJIROKASTËR - Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi u kap në flagrancë teksa drejtonte një makinë në gjendje të dehur, si dhe mbante me vete një armë gjahu.

Faktikisht 39-vjeçari i identifikuar me inicialet A.B. u kap dje nga blutë teksa drejtonte automjetin i dehur, por u arrestua sot pasi rezultoi se armën e gjahut e kishte pa leje.   

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Përmet, pasi ditën e djeshme, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë gjahu që 39-vjeçari e mbante pa lejen përkatëse në emër të tij”,- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?