Gjirokastër/ 88 çifte u martuan, 147 u ndanë gjatë këtij viti

25 Dhjetor 2023, 12:37| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 13:08

  • Share

Në Gjirokastër numri i divorceve është rritur ndjeshëm. Nëse krahasojmë shifrat, rastet për zgjidhje martese janë pothuajse dyfishi i martesave të reja.

Përgjate vitit 2023 ne Gjykaten e Shkallës së Parë jane shqyrtuar 147 padi per zgjidhje martese ndersa ne gjendjen civile janë kryer 88 celebrime.

Problemet ekonomike si dhe emigracioni shihen si shkkaqet kryesore ne lidhje me këtë situate.

“Vështirësitë ekonomike që hasen në familje. Një arsye tjetër është migrimi, pasi personat e larguar kanë krijuar distancë me familjen. Dhe shkaku i tretë është pavarësia e femrave, pasi sot kemi të bëjmë me femra autonome”, tha Diana Bani psikologe ne proceset gjyqesore

Përgjatë 2023-shit nuk ka pasur asnjë çift me probleme që te kete zgjedhur terapine e psikologut perpara dyerve te gjykates.

“Fatkeqësisht ska pasur asnjë rast që të jetë drejtuar tek psikologu për terapi në çift”, tha Diana Bani psikologe

Në vitin e kaluar kane qene 176 martesa te zgjidhura shifer kjo e perafert me vitin aktual, por rritja pritet te jete e madhe pasi dhjetera raste presin shqyrtimin ne gjykatën e Gjirokastrës pergjate muajit dhjetor.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • PSIKOLOGU: 26/12/2023 07:29

    Po kjo?? "Vështirësitë ekonomike që hasen në familje. Një arsye tjetër është migrimi, pasi personat e larguar kanë krijuar distancë me familjen. Dhe shkaku i tretë është pavarësia e femrave, pasi sot kemi të bëjmë me femra autonome”, tha Diana Bani psikologe ne proceset gjyqesore... Ket të treten me termin "femra autonome", sinqerisht nuk e kuptova!

    Përgjigju
  • Ledina: 25/12/2023 17:17

    MOS U SHQETESONI; e ka thene Engelsi 150 vjet me pare: familja do te shperbehet.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 25/12/2023 16:58

    Kjo është demokracia që prisnin Shqiptarët nga sali viçidoli, familje e degraduar der në asgjesim total të Shqiptarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?