Gentian Vreka, i humbur

Gjirokastër, 42-vjeçari i humbur prej disa ditësh, familjarët apel për ndihmë

5 Gusht 2020, 19:08| Përditesimi: 5 Gusht 2020, 19:09

  • Share

Një 42-vjeçar nga Gjirokastra ka humbur kontaktet me familjen prej disa ditësh. Gentian Vreka, prej ditësh ka humbur gjurmët e tij, pasi është larguar nga shtëpia, ndërsa familjarët e tij janë vënë në kërkim.

42-vjeçari vuan nga problemet mendore dhe për herë të fundit në lagjen 18 Shtatori në afërsi të një kopshti fëmijësh.

Humbjen e të afërmit të tyre, familjarët e kanë denoncuar edhe në Policinë Gjirokastër, por deri tani as policia nuk ka rënë në gjurmët e 42-vjeçarit.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e Report TV dhe apelojnë për qytetarët që kushdo që mund të ketë informacion apo parë 42-vjeçarin ta referojnë në polici.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?