Gjirokastër, 26- vjetori i PBDNJ, Dule
Ligj për të drejtat e minoriteteve

15 Janar 2017, 22:42| Përditesimi:

  • Share
Gjatë një aktiviteti të organizuar në Gjirokastër me rastin e 26-vjetorit të krijimit të OMONIA-s, Vangjel Dule deklaroi se PBDNJ është në fazën përfundimtare të përpilimit të një ligji integral për të drejtat e minoriteteve, që siç tha ai, do tu përgjigjet kërkesave të kohës dhe realiteteve europiane.
 
“Përpjekjet e deri tanishme kanë dëshmuar një seriozitet jo të plotë nga ana e qeverisë po shpresojmë se edhe me kontributin e organizmave ndërkombëtarë të arrijmë të bëjnë një ligj të kohës me realitetet evropiane”, u shpreh Dule.
 
I pranishëm në aktivitet ishte edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani.
 
"Në emër të PD dhe kryetarit Basha isha sot në këtë  përvjetor të 26 të PBDNJ. Më erdhi keq që u detyruan të përmendinin keqardhjen e tyre për kryeministrin Rama i cili u ka prishur kishën", deklaroi Ristani.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?