Gjinekologu që realizoi 'mrekullinë' te COVID2: Nëna e intubuar gjatë lindjes, fëmija ishte në orët e fundit të mbijetesës! Kishte rrezikshmëri, por jeta triumfoi

11 Shkurt 2021, 17:45| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 19:30

  • Share

Pak ditë më parë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” erdhi në jetë një fëmijë nga një nënë e cila ndodhej e intubuar prej disa ditësh, dhe mbahej në jetë me tuba oksigjeni për shkak të agresivitetit të COVID-9. Mjeku Obstetër-Gjinokolog, Rezart Ajazi ishte ‘heroi’ që bëri të mundur këtë mrekulli. Në një intervistë për Report Tv, gjinekologu Ajazi tha se ky ishte një rast i rëndë ku edhe vetë orët e jetës së bebit brenda barkut të nënë ishin të numëruara. Ajazi tha se vështirësia më e madhe në këtë proces ishte se nëna ishte e intubuara, e pavetëdijshme dhe mbahej në jetë me oksigjen përmes tubave, ndërkohë që duhej ti nënshtrohej një operacioni lindje në sallat e Sanatoriumit, që nuk ishin të përshtatshme për këtë gjë. Ajazi tha se fatmirësisht fëmija erdhi në jetë shëndosh e mirë, ndërsa nëna vijon të jetë ende e intubuar në COVID2 por me parametra jetësor më të përmirësuara.

‘Shkuam ne tek rasti pasi na erdhi njoftimi nga COVID2 se pacientja ishte intubuar në javën e 36 të shtatzënisë dhe duhet të bëhej lindja e detyrueshme në sallat e operacionit të tyre të Sanatoriumit. Një grup mjekësh shkuam si staf të zgjidhin këtë rast, ku pacientja e intubuar u morr në sallën e operacionit dhe të zgjidhësh një lindje me operacion që nuk ishte aspak e zakonshme për sallatat e sanatoriumit. Vështirësia qëndron tek operimi dhe lindja nga një nënë që është e intubuar, me shenja oksigjenimi të ulët në organizëm ku dhe vetë fëmija është në rrezik. Madje në këtë rast duhet thënë se fëmija ishte në orët e fundit të mbijetesës brenda trupit të nënës. Pra veçantia ishte se realizohet një lindje tek një nënë e intubuar që edhe mund të cedente si rast, por që fatmirësisht nuk ndodhi asnjëra, foshnja është në maternitet i shëndetshëm, kurse nëna të trajtohet në sanatorium, ku vazhdon e intubuar por në parametra më të përmirësuar për sa i përket gjendjes në tërësi. Shpresojmë që nëna të shërohet dhe të afrohet me bebin sa më shpejtë”, tha gjinekologu Ajazi.

Mjeku Obstetër-Gjinekolog, Ajazi foli edhe për humbjen e jetës së nënës 28-vjeçare, e cila kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë rreth 2 javë më parë. Ajazi tha se nëna e cila humbi jetën e kishte lindur vetë fëmijën në maternitet dhe më pas kishte shkruar te COVID2 pasi virusi kishte shfaqur forma agresive duke i marrë dhe jetën në fund. Ai tha se kohët e fundit virusi po tregohet shumë agresiv me nënat shtatzëna dhe për këtë arsye ata duhet të tregojnë më shumë kujdes dhe të ushqehen mirë.

“Pasojat mbi shëndetin e këtij infeksioni do të kenë edhe këto përfundime dhe di të them se brenda kapacitet mjekësor për sa i përket protokollit dhe përkujdesjeve asistohen në maksimum, në rastin konkret pacientja ka lindur vete ka qenë ne fund të shtatzënisë. Është thirrur personeli nga COVID 2, është realizuar lindja e suksesshëm, pacientja është rikthyer ne sanatorium për trajtimin me COVID dhe pas me shumë 10 dite nga lindja pacientja ndërroi jete si pasojë e covid. Ka pasur raste edhe kur nenat covid kane qene te stabilizuar dhe kanë lindur. Kohët e fundit frekuenca mbi shtatzënat ka pasur një farë ashpërsie dhe mbrojtja do të jetë e madhe”, tha Ajazi

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lola: 11/02/2021 20:05

    ka dhe mjeke t mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?