Gjin Gjoni kreu i Rithemelimit në Lezhë, Idajet Beqiri në 'Studio Live': U përligj, 'kokë e këmbë' i kapur nga Berisha

8 Prill, 17:34| Përditesimi: 8 Prill, 18:10

  • Share

Gjin Gjoni do të jetë kryetari i Rithemelimit në degën e Lezhës. Zgjedhja e ish-gjyqtarit ‘të Plepave’ u diskutua në ‘Studio Live’ në Report Tv. Për avokatin Idajet Beqirin ky akt i foltores, përligj që ky gjyqtar ka qenë i korruptuar dhe i lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha.

'Të futesh në politikë njerëz që janë përfolur me të drejtë si të korruptuar në sistemin e drejtësisë dhe përfituan dhe dhanë dorëheqjen dhe nuk u ushtruan në vetting. Kjo mënyrë të vepruari në fakt edhe nëse ka patur hamendësime se gjyqësori është i kapur nga politika me këtë akt që ka bërë foltorja e përligjin që kanë të bëjnë me një gjyqtar që ka qenë kokë e këmbë i kapur nga Berisha dhe një sërë gjyqesh, i ka bërë politikisht në favor të Berishës.', tha avokat Beqiri. 

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Besart Logu kemi të bëjmë me një ish-gjyqtar që përveç sulmeve nga PS, ka patur edhe kontestime nga ambasada amerikane.

'Zoti Gjoni është një figurë me ngarkesë. PS e ka atakuar si në opozitë si kur erdhi në pushtet. Përveç atakimit ka patur edhe përplasje me ambasadën amerikane për kontratën e duty-free. Për sa kohë kemi një përplasje të tillë mund të kemi edhe një përplasje konkrete që mund të jetë shpallur non-grata. Shtetet e Bashkuara e ka bërë të qartë se nëse PD e merr Berisha ne do të mbajmë të njëjtën qëndrim.

Ashpërsia ndal elementeve që minojnë demokracinë është konsistent. Kjo i bën mirë PD, pasi tani kemi një konfigurim në qarkun Lezhë. Kemi Gjin Gjonin nga Foltorja dhe Pjerin Ndreun nga PS. Po provohet se këto janë një sistem i investuar prej 30 vitesh që ka zgjatimet e tij jo vetëm në drejtësi por edhe në ekonomi, media. Është shkolla e vjetë politike që nga deputet bëhesh gjyqtar dhe tashmë nga gjyqtar bëhesh deputet.', u shpreh Logu. 

Gazetari Genc Burimi shprehet se nuk është problem një Gjin Gjoni që mund të bëhet deputet në 2025, por një Olta Xhaçka që nuk i hiqet mandati.

'Vërej që zoti Basha është ministër para 20 vitesh. Jo vetëm ky gjyqtari. Amerikanët na imponuan një ligj amnistie. Që ti të thoje largohem nga drejtësia dhe nuk hetohesh më. Duhet parimi, të gjithë duhet ti nënshtroheshin gjykimit, Gjin Gjoni dhe të gjithë të tjerët.

Imagjino ti amerikanët fitues të luftës, ti thonin nazistëve hiqni dorë nga administrata dhe nuk do të gjykoheni? Është e paimagjinueshme. Kapitull i mbyllur. Gjoni nuk është zgjedhur, Berisha nuk ka fituar zgjedhjet. Problem nuk është një Gjin Gjoni që mund të bëhet deputet në 2025. Problem është Olta Xhaçka që nuk i hiqet mandati. Ai Bujar Çela prapë deputet, në pronën e tij mbetën 2 të vdekur babë e bir.', shprehet Burimi. 

Ora 17:49
'Je me shqiptarët apo me korrupsionin?' Burimi debaton me Idajet Beqirin: Je larg me mua, nuk afrohesh dot

Në 'Studio Live', avokati Idajet Beqiri dhe gazetari Genc Burimi debatuan lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, por edhe zgjedhjen e ish-gjyqtarit Gjin Gjoni si kreu i Rithemelimit në Lezhë.

Burimi i thotë avokatit se kallëzimet duhet t'ia drejtojë njerëzve në pushtet dhe jo atyre që kanë qenë dhe që sot janë në opozitë. Por avokati nga ana tjetër thotë se inceneratorët janë 1/100 e aferës CEZ/DIA.

Burimi: Avokat, përpara 5 minutash vure në plan të parë moralin. Tani me Olta Xhaçkën vure në plan të parë procedurë. Kur të vija në plan të parë me Gjonin procedurën më nxore moralin.

Beqiri: Xhaçka nuk ka procedim penal. Kurse për Gjin Gjonin ka një vendim gjykimi.

Burimi: Sot je me shqiptarët a je me korrupsionin?

Beqiri: 100% të rasteve me korrupsionin je ti se i ke mbrojtur me zjarr. Kam bërë 13 kallëzime në SPAK. Po vazhdojnë janë në procese. Ti gjithmonë ke qenë kundër meje.

Burimi: Ti je i fortë me të dobëtit kur nuk janë në pushtet. Bëji një kallëzim Vrana Kontit. Pse nuk i bën proces Vrana Kontit. Shqiptarët i duan sot. Sot po i vidhen tokat, në Dhërmi.

Beqiri: Po lëre o derëzi, inceneratorët janë sa 1 e njëqindta e CEZ/DIA-s. Mizat këtu i kemi, i bëjmë içik spraj.

Burimi: Ti i tregon muskujt të dobëtëve.

Beqiri: Për Gërdecin të tërë bëjnë fajtor Saliun, por unë them për shpërdorim detyre duhet të shkoj edhe Pandeli Majko. Je larg me mua nuk afrohesh dot.

Burimi: 5-6 ministra nuk habitesh ti. Tregon ti moral. 6 ministra, 6 ministra. Ose zgjidh moralin, ose zgjidh procedurën.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?