Gjimshiti dhe Berisha

Gjimshiti dhe Berisha pjesë e formacionit të javës në Serie A

24 Tetor 2023, 16:31| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 16:33

  • Share

Lojtarët e Kombëtares, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha janë në listën e lojtarëve më të mirë në Serie A për javën e nëntë. Sipas "WhoScored" dyshja kanë bërë paraqitje të mira, teksa janë në formacionin më të mirë të javës.

Atalanta fitoi 2-0 të diel me Genoan në shtëpi, teksa Gjimshiti ishte titullar në këtë duel, duke merituar notën 7.88 për paraqitjen e tij. Nga ana tjetër, Empoli fitoi 0-2 me Fiorentinën në derbi dhe Etrit Berisha shmangu gola të sigurt për të tijtë.

Gardiani i Kombëtares ishte portieri më i mirë ndër 20 ekipet e Serie A, duke merituar notën 8.94 dhe vendin në portë. Mes emrave më të mirë në formacion janë edhe Acerbi, Spinazzola, Calhanoglu, L. Alberto, Politano, Thuram dhe Kvaratskhelia.

Formacioni i javës së nëntë

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?