Berat Gjimshiti gjatë zëvendësimit

Gjimshiti del nga fusha i dëmtuar, Torino fiton 3-0 ndaj Atalantës

4 Dhjetor 2023, 22:50
  • Share

Serie A e futbollit zhvilloi mbrëmjen e së hënës ndeshjen e fundit për raundin e 14-të. Në stadiumin "Olimpik" në Torino, vendasit fituan 3-0 kundër Atalantës, duke befasuar këtë javë. Për miqtë nga Bergamo Berat Gjimshiti u largua nga fusha pas vetëm 19 minutash lojë.

Me shtyllën e mbrojtjes jashtë, Atalanta pësoi tre gola. Ishte fillimisht Duvan Zapata në minutë e 22-të që zhbllokoi ndeshjen, duke dërguar Granatat në epërsinë e një goli në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë sërish ishte e kontrolluar nga vendasit, që gjetën golin e dytë me Sanabria në të 56 minutë nga penalltia. Në fund ishte Zapata që në minutën e 90+5 gjeti dopietën personale dhe golin e tretë të ndeshjes.

Në fund 3-0 për Torinon, që me këtë sukses shkon në kuotën e 19 pikëve për vendin e 10-të. Atalanta me 20 pikë mban vendin e tetë. Inter vijon të kryesojë, ndjekur nga Juventusi dhe Milani.

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?