Gjiknuri zbardh takimin me Yuri Kim: Zgjedhjet e 14 Majit dhe situata politike në vend ishin në fokus të diskutimit

8 Mars 2023, 12:48| Përditesimi: 8 Mars 2023, 12:59

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri priti sot në një takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim. Në një postim në rrjete sociale, numri dy i socialistëve bën me dije se zgjedhjet e 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit.

“Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit. E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, thekson Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

'Vendoret'/ Kim takime me Gjiknurin, Alibeajn dhe Metën, shmang Berishën: Duam zgjedhje me kandidatë të pastër! Iu kujtova rekomandimet e ODIHR-it


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?