Flamur Noka

Gjiknuri tha se Boçi strehon trafikantë droge në makinë! Noka i del në mbrojtje: Mos i jep zemër çunave të DAP për të vijuar krimin zgjedhor

12 Maj 2023, 09:46| Përditesimi: 12 Maj 2023, 10:44

  • Share

Flamur Noka i ka dalë në mbrojtje kandidatit të koalicionit Berisha-Meta në Elbasan, Luçiano Boçi, për të cilin Damian Gjiknuri tha se strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës.

Noka i thotë se kandidati real është vetë Gjiknuri jo Gledjan Llatja, për të cilin shprehet se e ka marrë në qafë me instistimin për tiu futur në garë. Noka nuk jep asnjë shpjegim për deklaratën e Gjiknurit por thotë se PS do e humbë Elbasanin në zgjedhjet e së dielës.

“Pergjigje e detyruar Damjanit... Damian. Sot ta kuptoj shqetësimin dhe zemërimin tënd! Nuk është e lehtë të jesh në pozitën  e njeriut qe shoqëron nje kandidat te  përbuzur dhe të papranueshëm kudo që shkon në qytet E ke te veshtire te gelltisesh faktin qe Elbasani ta refuzoj krijesën tënde politike. Ne e dimë që kandidati real je ti, jo Llatja – të cilin e ke marrë në qafë me insistimin tënd për ta kandiduar. Damian! Rama dhe Rilindja “jote” nuk e kuptoni forcën e reagimit dhe shpirtin e  revoltës te qytetareve kur zgjedh t'i poshtërosh dhe t'i konsiderosh numra dhe t'i vendosësh seicilit nga një vlerë monetare.

E ke të humbur Damian! Qytetarët e Elbasanit thjesht po presin të dielën! Po presin të ju  tregojnë se qytetaria nuk mbytet me banalitet, se dinjiteti nuk blihet me para, se vota jo kudo ka çmim. Fitoren e Luçiano Boçit  nuk e mohon dot askush. Elbasani gelon nga shpresa e ndryshimit . Sepse fitorja e Luçiano Boçit ka  fytyrën e qytetarëve të Elbasanit dhe jo si kandidati yt qe ne  fytyre ka  tymin, blozen  e inceneratorit..”, shkroi Noka.

Më tej vijoi mbrojtjen për Boçin duke hedhur akuza ndaj Rilindjes se ka afërsi politike me horrat, banditët dhe blerësit e votës. Më pas vijoi duke thënë se me çunat problematikë do të merret ligji. Për miqtë e Gjiknurit, Nok tha se do t’i hidhen prangat dhe parashikon përgjigjen që do t’i japë: “Përgjegjësia është vetëm personale!” Në përfundim nxjerr dy lista që pretendon se janë personat që ka vendosur Rilindja për të blerë vota.

“Qytetarët e Elbasanit do të flasin me votë si njerëz plot dinjitet, te dielen… Nuk ka shqiptar qe se di se Rilindja ka afersi politike e shpirterore me horrat, banditet bleresit e votes ….Një proverb i mençur thotë se “kush jeton në shtepi prej xhami nuk gjuan dot me gure… Drejtoria e Administratës Publike (DAP) ta ka bërë me dije se cilët janë çunat problematikë që ti keni emëruar si drejtorë në bashkinë e Elbasanit. DAP këshillon që ata nuk mund të jenë në detyrë. Mos u perpiq  t'u japësh atyre zemër për ta vazhduar krimin e tyre zgjedhor, sepse ajo që nuk u garanton dot është siguria (juridike).  Ndaj leri ata cunat problematike te merret ligji me ta se nuk do i shpetosh dot.... Miqtë e tu - ata çunat problematikë e dinë se kur t’u hidhen prangat - njësoj si shefi yt, ti ke një shprehje të preferuar për ta: Përgjegjësia është vetëm personale!  Për rikujtesë emrat i ke te plota. Pa iniciale. Nga DAP”, shkroi Noka.

Ky reagim i Nokës erdhi pasi sekretari i Përgjithshëm i PS, njëherësh Drejtues Politik i Qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë kandidatin Luçiano Boçi i cili strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës.

“Gjithashtu, përpara se sa të kthejë poezitë e tij në tekste kallëzimesh, kandidati Lul Boçi duhet të japë llogari para organeve të drejtësisë përse strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës si shtetasi I.SH. apo personazh tjetër i botës së krimit si shtetasi M.D. me të cilët lëviz kryesisht natën nëpër lagje e fshatra të Bashkisë së Elbasanit! Ndaj këtyre të fundit, organet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë duhet të bëjnë menjëherë punën e tyre”, tha Gjiknuri.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?