Pas përfundimit të mbledhjes, Damian Gjiknuri ka thënë për mediat se ka ende disa pika për t'u diskutuar në lidhje me KQZ dhe çështje të tjera në lidhje me fushatën zgjedhore për të cilat PD ka kërkuar më shumë kohë pasi kërkon të konsultohet me ekspertët e saj. Ai tha se do të mblidhen sërish nesër dhe shpresojnë që të mbyllin përfundimisht Kodin Zgjedhor dhe të jetë gati për t'u votuar në Kuvend.
"Kemi pranuar raportin 1 me 3 të financimi publik dhe privat, nesër do të vazhdojmë mbledhjen tjetër. Ka ende disa pika për t'u diskutuar si çeshtja e KQZ dhe disa elementë që kanë të bëjnë më fushatë zgjedhore që PD do më shumë kohë. Shpresoj që nesër ta mbyllim ligjin zgjedhor përfundimisht. Ka ende diss pika për t'u diskutuar dhe kërkojnë më shumë kohë për t'u konsultuar me ekspertët e tyre", tha Gjiknuri.
Lajmi kryesor:
'Zgjedhorja', nesër takimi i fundit, vuloset marrëveshja! Gjiknuri: Ende për t'u diskutuar, KQZ! Bylykbashi: Reduktim drastik të financimit privat
//ReportTv.al