Pas largimit të Arben Ahmetaj, Blendi Klosi ka marrë rolin e drejtuesit politik të Partisë Socialiste të Vlorës, ndërsa për ta prezantuar e ka shoqëruar Damian Gjiknuri. Ajo që vihej re ishte dhe mungesa e Ahmetajt.
Për mediat, Gjiknuri dhe Klosi kanë thënë se ky pozicion është me rëndësi.
“Për këdo socialist është një nder i madh të bësh jetën e partisë në Vlorë. Për të arritur të njëjtat rezultate që kjo parti ka arritur gjatë gjithë periudhën post-tranzicionit. Partia, e cila që dëshmuar të dalë të jetë e suksesshme sepse ka qenë bashkë. Detyra jonë është që ne të jemi bashkë me qytetarët. Vlora si një qark i madh ka nevojë për shumë”, u shpreh Klosi.
I pyetur për Ahmetajn, Gjiknuri ka thënë se ky është reformim, ku dikush ka punuar mirë, dikush tjetër jo.
“Këto janë lëvizje normale para fushatave zgjedhore ku secili merr pozicionin tij si lojtar që ekipet japë maksimumin e tij. Në emër të fushatës po marrim rolet tanë.”, tha Gjiknuri.
Klosi është pyetur për mungesën e Bashkisë sërish në këtë mbledhje. Sipas tij PS-ja do bashkojë Socialistët dhe do shikojë punën për kryetarët e bashkive në 61 bashkitë.
"Do bashkojmë popullin. Do shikojmë performancën në të 61 bashkitë”, tha Klosi.
Për mungesen e Ahmetaj, Gjiknuri u shpreh se ftesën e ka marrë por mund të ketë pasur ndonjë takim.
S.C//ReportTv.al
Vetem e bashkuar nuk eshte PS ne Vlore o Gjik_nur.ngelen me intriga gjirrizeve me Adin qe eshte djal i mire po hallve e ftohte dhe se ben dot ate pune
PërgjigjuShpresoj qe Klosi mos te bashkepunoje me Vilma Bellon per marrjen e opinioneve sikurse beri Damiani i cili vuri drejtues ata qe i sygjeroi Vilma .Kjo pastaj sigurisht u shperblye si zv ministre
Përgjigju