Gjiknuri për Metën: Punoi si të imponohej si figurë e mundshme e lidershipit opozitar! Duhet një president që të mos kontaminojë zyrën

6 Maj 2022, 10:15| Përditesimi: 6 Maj 2022, 11:18

  • Share

 

Për figurën e presidentit, Damian Gjiknuri nuk hezitoi të bënte një koment për Ilir Metën duke thënë se punoi si të imponohej si figurë e mundshme e lidershipit të ardhshëm opozitar. Për këtë arsye, cilëson të nevojshme që të gjendet një profil pa ambicie politike.

"Kur diskutojmë për profil dhe jemi të hapur të diskutojmë për emra, nuk kemi pse të paragjykojmë për emra që vijnë nga opozita dhe mazhoranca. Aty janë të gjitha mundësitë që të ngushtojmë dhe numrin e kandidatëve. Kam qenë edhe vetë pjesë e negociatave për çështje të tjera, Meta u duk se kishte plane për periudhën pas zyre dhe punoi si të imponohej si figurë e mundshme e lidershipit të ardhshëm opozitar gjë që po evidentohet përditë.

Gjetja e një profili të këtyre kontureve, pra pa ambicie të mëtejshme politike sepse ajo është gjëja e parë që kontaminon zyrën, një zyrë ku mendohet të jesh mbi palët, në momentin që zhvishesh nga interesat politike të së ardhmes je në kushte shumë të mira. Siç ishte rasti i Presidentit Moisiu. Nuk do të thotë të mos ketë qenë politikan. Ka njerëz që kanë qenë politikanë, e kanë mbyllur karrierën e tyre në politikë dhe e kanë mbyllur interesin e tyre politik aktiv dhe janë në pozicione të favorshme për të qenë një balancë shumë e mirë e pushtetit dhe këtë presin shqiptarët", tha Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

Presidenti i ri/ Gjiknuri: Propozimi për përfshirjen e ndërkombëtarëve në proces absurd! Fatos Nano? Nuk përjashtohet askush


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?