Gjiknuri kërkon mbështetjen e ShBA për reformën zgjedhore: Ta përmbyllim brenda qershorit

4 Maj 2020, 11:25| Përditesimi: 4 Maj 2020, 15:05

  • Share

Sërish politika shqiptare i drejton sytë nga ndërkombëtarët për të zgjidhur krizat e brendshme, që këtë radhë po mbajnë peng reformën zgjedhore. Bashkëkryetari i komisionit për këtë reformë, Damian Gjiknuri, i kërkoi ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim të ndërhyjë për nisjen e tryezës politike ku pjesë është edhe opozita jashtëparlamentare me dy përfaqësues.

"Kërkova mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda Qershorit. Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik", shkruan Gjiknuri në rrjetet sociale teksa ka postuar dhe foto nga takimi nga komunikimi online me kryediplomaten amerikane.

Mbledhja e komisionit të reformës zgjedhore do të mbahet të mërkurën. Teksa pandemia COVID-19 shtyu 31 marsin si kufirin që zgjedhorja duhej të ishte miratuar në parlament mbi draftin e dalë me konsensus nga tryeza politike, pritshmëritë janë që reforma të miratohet para verës. Por deri më tani bashkëkryetarët Damian Gjiknuri Rudina Hajdari, dhe dy ish deputetët e PD e LSI, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, nuk kanë zhvilluar asnjë takim në tryezën që do të prodhonte konsensusin.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • venera: 05/05/2020 17:23

    DUHEN lista te hapura me system proporcional,,,d,m.th.te mos behen listat per deputet nga kryetaret e partive…...

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 04/05/2020 17:08

    Jini kryepalaçot e ketij vendi qe e kini mjeruar deri ne kete farefeje kete [email protected] provokoni me o ti gjiknur@sojsorollopi@pdlesheli se do tju bien dhembet shume shpejt e do na godulisni atje ku ska per tna pelqyer kurren e kurre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?