Gjiknuri inspekton punimet e Rrugës së Lumit të Vlorës: Shtrati i rrugës po merr formë edhe në lotin e fundit

18 Mars 2021, 13:36| Përditesimi: 18 Mars 2021, 14:49

  • Share

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga kandidati për deputet Vullnet Sinaj inspektuan punimet e rrugës së Lumit duke u ndalur në kantierin e Lotit të III që fillon nga Ura e Laskos deri në Qeparo.

Në fjalën e tij Gjiknuri theksoi se “Progresi është i jashtëzakonshëm. Shtrati i rrugës ka marrë pothuajse formë kudo dhe brenda afateve të përcaktuara kjo rrugë do të jetë funksionale. Kjo vepër, dikur e cilësuar legjendë, sot është e prekshme, vepër konkrete e cila do të sjellë një progres dhe zhvillim të ndjeshëm për zonën edhe më gjerë, për të gjithë qarkun e Vlorës. Rruga e Lumit lidh bregdetin e Vlorës me fshatrat dhe me autostradën Fier-Vlorë”.

Gjiknuri bëri të ditur lajmin e shumëpritur se në datën 23 Mars do të paraqiten ofertat në garën e rrugës Peshkëpi-Selenicë ndërsa tanimë Rruga e Lumit të Vlorës është bërë realitet i prekshëm.

“Pavarësisht pengesave që iu bënë këtij investimi madhor, janë vet banorët ata që po e shohin të konkretizuar realizimin me ritme te shpejta të investimit. Jam i bindur se realizimi i kësaj ëndrre të shumëpritur prej të gjithëve përkthehet në më shumë besim dhe mbështetje nga banorët për Partinë Socialiste. Kjo rrugë është pasqyrim dhe i peizazhit piktoresk të vet natyrës së Labërisë, një atraksion me bukuri të jashtëzakonshme, që do t’i nxisë të gjithë për turizëm. Vota për Partinë Socialiste është votë për ju, për më tepër investime për zonën”, theksoi Gjiknuri.

Deputeti i zonës njëherazi dhe kandidat për deputet Vullnet Sinaj, pohoi se:  “Të gjithë i jemi mirënjohës Kryeministrit për vëmendjen e veçantë që i ka kushtuar kësaj zone. Kjo vepër që është duke u ndërtuar është ëndërr e zonës dhe e Labërisë, është mirënjohje ndaj Kryeministrit. Pjesa e Lotit të katërt edhe pse u bë diskutim i madh, po realizohet përpara afatit. Kjo rrugë do të jetë çlirim i plotë për të gjithë dhe në sektorin turistik, agroturizmit, me perspektivë shumë të mira ekonomike duke e kthyer në një destinacion për të gjithë ata që janë larguar nga zona. Emigrantët në saj të perspektivës së zonës do të kthehen për të investuar duke zbatuar gjithçka që kanë parë dhe mësuar në vendet ku kane jetuar për vite. Rruga e Lumit të Vlorës është një mundësi e jashtëzakonshme zhvillimi për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë”, pohoi deputeti Sinaj.

Ai ftoi të gjithë banorët e zonës të mbështesin Partinë Socialiste, si mirënjohje për punët konkrete që janë bërë në këtë zonë, duke ndryshuar standartin e jetesës.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?