Deputetët, Enkelejd Alibeaj (PD), Damian Gjiknuri (PS)

Gjiknuri dhe Alibeaj takohen me përfaqësuesit e ODIHR-it, dakordësim për mënyrën e hartimit të drafteve ligjore për ndryshime në Kodin Zgjedhor

4 Mars, 17:30| Përditesimi: 4 Mars, 17:45

  • Share

Dy bashkëkryetarët e komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri i PS dhe Enkelejd Alibeaj i PD, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e OSBE-ODIHR në Shqipëri për t’i informuar lidhur me punën e deritanishme të komisionit që është mbledhur online.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Gjiknuri shkruan se në takim u arrit dakordësimi për modalitetet e punës në fazat e mëtejshme dhe ndihmën që ODIHR do japë në fazën e hartimit të drafteve ligjore për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”- shkruan Gjiknuri.

Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të përmbyllë dëgjesat me organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet brenda kësaj jave dhe në fund të muajit mars, mund të ketë një draft-propozim final sa i takon ndryshimeve që do të bëhen në Kodin Zgjedhor.

Në mbledhjen e fundit që u zhvillua online, Gjiknuri dhe Alibeaj u përplasën për financimet ruse dhe dosjen e ish-zyrtarit të FBI, Mc Gonigal. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?