Gjiknuri: Deklaratat e opozitës për Këshillin politik kontradiktore! Do e votojmë reformën edhe pa dakordësinë e tyre po qe e nevojshme (VIDEO)

6 Maj 2020, 11:28| Përditesimi: 6 Maj 2020, 11:46

  • Share

Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Reformës, bashkëkryetari Damian Gjiknuri i ka quajtur deklaratat kontradiktore të opozitës sa i përket mbledhjes së Këshillit, duke thënë se nuk e ka të qartë nëse opozita jashtëparlamentare do të vijojë bashkëpunimin apo jo! Megjithatë, Gjiknuri ka bërë me dije se në rast se opozita nuk do të zgjedhë bashkëpunimin, kjo reformë do të miratohet në Kuvend me votat e mazhorancës dhe të opozitës së re.  

"Të organizohet puna e mëtejshme, ky duhet të jetë afati i fundit, se është pikë themelore për integrimin në BE. Prandaj kam thënë që opozita jashtëparlamentare duhet ta shfrytëzojë këtë kohë, që t'i japimkohë parlamentit t'i diskutojë. Lëshuan disa mesazhe kontradiktore, e quajnë punën e mbyllur apo jo, dhe a janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun. Ne duhet ta rifillojmë ku e lamë, dora jonë është e shtrirë, por mospjesëmarrja e tyre nuk mund të mbajë peng këtë reformë. Unë kam bërë kontaktet e mira informale dhe me përfaqësues të huaj për të nxitur dialogun, nuk kam marrë një përgjigje definitive. Parlamenti i ka votat, bashkë me opozitën parlamentare, ky parlament është legjitim. Nuk mund të kthehet në një çek pa skandencë. Nëse ngelet problemi për një datë, edhe pse s'kam parë vullnet, do i drejtohem zyrtarisht PD, që jam gati për dialog, unë do propozoj rifillimin në javën që vjen të Këshillit. Nëse nuk duan të marrin pjesë, le t'ua thonë shqiptarëve. Janë disa pike, administrata zgjedhore, nëse ka një ndryshim loje është heqja dorë e partive politike nga administrimi i zgjedhjeve, ne po diskutojmë. Kolegji Zgjedhor, deri sa të krijohet gjykata e Apelit ku do të trajtohen problemet zgjedhore, ne mendojmë se duhet të zgjedhim gjyqtarë që kanë kaluar vettingun, edhe këtu kemi divergjenca", tha Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

'Këshilli politik s'do mblidhet më'/ Hajdari: Opozita e ka vetë në dorë, reforma do ecë! Gjiknuri: Do e votojmë dhe pa dakordësinë e tyre po qe nevoja


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?