Gjiknuri: Asgjë personale, Valteri është mërzitur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe nuk kontrollon emocionet (VIDEO)

5 Tetor 2020, 12:32| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 12:40

  • Share

Damian Gjiknuri ka mohuar se përplasja të ketë ardhur për çështje personale apo të ketë kërcënuar deputetin Valteri. Ai tha se Valteri është i mërzitur nga ndryshimet në kodin zgjedhor dhe nuk di të kontrollojë emocionet e tij.

Në lidhje me akuzat e tij se janë blerë votat e opozitës, Gjiknuri tha se le t'i denoncojë emrat dhe të mos bëjë deklarata të kota nëpër media.

"Janë gjëra krejt ordinere, unë gjerat i shpreh publikisht janë gjëra politike, asgjë personale, pse duhet ta kërcënojë unë Valterin? Deputete dhe komunikojnë unë nuk jam këtu të merrem me të. Çdo parti ka qëndrime e tij politike, më vjen keq që debati i rëndësishëm për ligjin të kalojë nën gjëra personale. Unë akuza personale i kam dëgjuar nga të gjithë. Unë nuk merrem me historinë çfarë më tha e çfarë i thash. Disa njerëz janë mërzitur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet e tyre. Ti denoncoj nëse i ka emrat e atyre që janë blerë dhe të mos bëjë deklarata në media", tha Gjiknuri


Lajmi kryesor:

Valteri tenton t'i gjuajë Gjiknurit jashtë Kuvendit: Më kërcënoi, ky qen bir qeni s'më tremb dot! Deputeti i PS: Asgjë personale, i mërzitur me ndryshimet në Kod, s'kontrollon dot emocionet (Video)


  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?