Gjethet e ullirit, vlera të jashtëzakonshme për shëndetin. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon përdorim në kushtet e shtëpisë në trajtimin e disa sëmundjeve

5 Qershor 2023, 13:03| Përditesimi: 5 Qershor 2023, 13:11

  • Share

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për vlerat e jashtëzakonshme për shëndetin që kanë gjethet e ullirit.   

Përdorimet e gjetheve të ullirit në mjekësinë popullore datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë. Asokohe, besohej se këto gjethe ishin simbol i një fuqie hyjnore. Gjethet e ullirit përmbajnë përbërës bioaktivë të fuqishëm dhe antioksidantë, njësoj si vetë ulliri. Oleuropina prezent në gjethet e ullirit vepron si diuretik, hipotensiv, laksativ, kundër hipertensionit arter dhe inflamacionit të hemorroideve. Ndërsa sekoiridoidet, një tjetër substancë prezente në gjethet e ullirit, ka veti antidiabetike, antiinflamatore, antikancerogjene, imunosuperiore dhe antiobezitet.

Sipas specialistit të bimëve mjekësore gjethet e ullirit bëjnë një mrekulli në shëndetin tonë:    

·        Stimulojnë prodhimin e qelizave kockore

·        Neutralizojnë veprimin e radikaleve të lira anti-inflamatore

·        Relaksojnë enët e gjakut, parandalojnë mpiksjen e gjakut

·        Kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak. Luftojnë diabetin, çaji ose ekstrakti ul nivelet e sheqerit në gjak

·        Ndihmojnë në sëmundjet kundër të ftohtit, gripit, herpesit, pneumoninë. Rrisin sistemin imunitar duke vrarë një numër mikrobesh që shkaktojnë sëmundje

·        Ulin kolestreolin e keq dhe ulin presionin e lartë të gjakut. Oleuropeina dhe hidroksitirozoli gjendet dhe tek ullinjtë reduktojnë sëmundjet koronare dhe disa lloje të kancerit. Gjethet e ullirit frenojnë procesin angiogjenik që stimulon zhvillimin e qelizave kancerogjene të gjirit, tumoreve të fshikëzës urinare, të trurit, etj

·        Përmirësojnë funksionimin e trurit, luftojnë sëmundjen e alzheimer

·        Ndikojnë në shëndetin oral të gojës, mykut, stomatitit

·        Në dematologji mbrojnë lëkurën nga dëmtimet dhe nga rrezatimi UVB. Ndihmojnë në shërimin e plagëve të lëkurës.

 

Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, rekomandoi përdorimin e disa çajrave me gjethe ulliri të cilat ndihmojnë në trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve.

Çaj për përforcim kockash

·        Në 1.5 litër ujë zieni 2 minuta 30-40 gjethe ulliri të copëtuara, 1 dorë lule tërfili të kuq, 1 dorë këputje. Kullojeni dhe pini 2-3 gota në ditë të ëmbëlsuara me 1 lugë çaji mjaltë.

Çaj për ulje kolestreoli dhe tensioni

·        Në 1.5 litër ujë zieni 2 minuta 30-40 gjethe ulliri të copëtuara, 1 dorë lule murrizi, 2 lugë fruta pylli. Pasi ftohet kullohet çaji dhe pihen 3 gota në ditë duke e ëmbëlsuar me 1 lugë çaji mjaltë.

Çaj për ulje diabeti dhe hollim gjaku

·        Në 1.5 litër ujë zieni 2 minuta 30-40 gjethe ulliri të copëtuara, 1 dorë mersinë, 1 fije pelinë të bardhë dhe 2-3 copa kanelle. Kullojeni dhe pini 2-3 gota në ditë pas buke të ëmbëlsuara me mjaltë mareje.

Çaj për dobësim dhe kapsllëk

·        Në 1.5 litër ujë zieni 2 minuta 30-40 gjethe ulliri, 1 dorë luiza, 1 dorë mështekna, 1 dorë bishtamithi dhe 1 lugë drunakuq. Kullojeni dhe pini 2-3 gota në ditë pas buke.

Çaj kundër alzheimerit

·        Në 1.5 litër ujë zieni 2 minuta 30-40 gjethe ulliri, 3 fije çaj jugu, 1 dorë bar blete, 1 lugë rozmarinë dhe 1 lugë borzilok. Kullojeni dhe pini 3 gota në ditë të ëmbëlsuara me pak mjaltë.

Në fund të bisedës Ylli Merja nuk harroi të përmendte dhe personat të cilët nuk këshillohet që të përdorin gjethet e ullirit, si ata që vuajnë nga tensioni i ulët, njerëzit me glicemi të ulët, njerëzit me trombocitopeni ose ata që përdorin hollues gjaku si dhe personat që vuajnë nga gastriti. 

 

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?