Dy djemtë shqiptarë dhe Caroline

Kronikë

Gjesti prekës i berberëve shqiptarë në Angli, presin flokët për të mbështetur gruan me kancer

1 Shtator 2021, 21:09| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 21:17

  • Share

Një paciente me kancer e cila i është nënshtruar një kimioterapie është emocionuar nga një gjest shumë i veçantë nga dy berber me origjinë shqiptare në Angli. Caroline Ross vuri re se flokët filluan t’i binin pas kimioterapisë dhe vendosi që t’i qethte plotësisht.

58-vjeçarja, e cila po trajtohej për kancerin e zorrëve për herë të dytë brenda katër viteve, nuk pyeti pse pronari i sallonit Andi Bica donte të filmonte punën e tij, por më pas u emocionua kur pa gjestin e dy të rinjve dhe kuptoi se çfarë ndodhi. Pamjet emocionale tregojnë se Bica së bashku me kushëririn e tij, Klodian Peci, fillojnë që të qethin flokët e tyre për t’u solidarizuar me Caroline.

Berberi shqiptar shihet duke i prerë flokët gruas së sëmurë me gërshërë dhe më pas ndalon e i thotë se “nuk do e lënë vetëm”, prandaj ai dhe kushëriri i tij bëhen tullac për ta përkrahur. Caroline shfaqet në video e befasuar, teksa kushërinjtë fillojnë e presin flokët pas saj. Në fund Bica i jep asaj një përqafim dhe një puthje në kokë për t’i treguar se çdo gjë do të shkojë mirë për të.

Zonja Ross, një ish -kuzhiniere dhe pronare e një klubi tha se veprimet e dy të rinjve e bënë atë të qetë pasi kishte frikë të priste flokët dhe ajo i përshëndeti ata heronj që i dhanë asaj besimin për të "ecur me krenari".

Ajo e postoi videon në Instagram dhe TikTok ku është parë më shumë se gjysmë milioni herë, me përdoruesit që e lavdëronin Bicëb si 'frymëzues', por berberi i përulur pretendon se ai thjesht donte të ndihmonte.

Andi Bica që është larguar nga Shqipëria 11 vite më parë, është shprehur: ‘Kur e dëgjova pse ajo do të priste flokët, mendova për këtë ide në moment. Nuk doja që ajo ta kuptonte, kështu që fola me kushëririn në gjuhën time dhe ai ishte shumë i lumtur, kështu që e vendosëm menjëherë. Ishte shumë bukur të shihnim se ajo u surprizua shumë’.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Uuuukkkkk: 01/09/2021 21:20

    Ju lumte rrespekte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?