Gjesti human i 17-vjeçarit në Lezhë, shpërndan 500 maska dhe ndihmon të moshuarit për t’i vendosur në fytyrë

9 Prill 2020, 15:31| Përditesimi: 10 Prill 2020, 09:00

  • Share

Një i ri në qytetin e Lezhës ka ndërmarrë një veprim të veçantë dhe human në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Përmes kontributetit individual të miqve dhe një farmacie, Aldi Gjoka ka arritur të sigurojë 500 maska të cilat ua ka shpërndarë falas kalimtarëve në qytetin e Lezhës.

Qëllimi i 17-vjeçarit i cili është pjesë e grupit rinor në Lezhë, ishte për të ndërgjegjësuar dhe ndihmuar sadopak në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Përveç maskave, ai gjithashtu ofroi ndihmën e tij për të moshuarit në vendosjen e saktë të maskës.

Ky veprim i tij u mirëprit mjaft mirë nga qytetarët në Lezhë të cilët e falenderonin për gjestin e tij human dhe ndërgjegjësues.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?