Covid-19

Bota

Gjermania pritet të rikthejë masat kundër COVID-19

3 Gusht 2022, 18:40| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 18:47

  • Share

Qeveria gjermane më 3 gusht tha se do të kthejë masat kundër COVID-19 në vjeshtë, periudhë kur ekspertët presin që rastet me COVID-19 të rriten sërish, pasi njerëzit kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura.

Maskat dhe paraqitja e dëshmisë se një person nuk është i infektuar do të jenë të obligueshme duke filluar nga muaji tetor dhe deri në prill të vitit të ardhshëm në shtëpitë e kujdesit dhe institucionet e ngjashme që trajtojnë personat më të cenueshëm.

Pasagjerëve në aeroplanë dhe ata që udhëtojnë me tren dhe autobus në destinacione të gjata, po ashtu do t’iu kërkohet që të mbajnë maska gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë, 16 shtetet e Gjermanisë kanë autoritet për të miratuar rregullat e veta, varësisht situatës me pandeminë. Qeveritë shtetërore po ashtu mund të vendosin për bartjen e maskave në transportin publik, në shkolla apo në ngjarje publike që zhvillohen në ambiente të mbyllura.

Qeveria gjermane po ashtu ka plane që të nisë një fushatë për vaksinim kundër COVID-19 gjatë vjeshtës.

Masat e reja duhet të marrin miratimin e kabinetit dhe Parlamentit para se të hyjnë në fuqi dhe pritet që ato të miratohen në dy institucionet.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?