Gjermania ofron të ndihmojë Poloninë me patrullimin e hapësirës ajrore

16 Nëntor 2022, 15:32| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 15:29

  • Share

1668608888_Avione.PNG

Gjermania tha të mërkurën se mund të dërgojë avionët e saj luftarakë për të mbështetur patrullimet mbi Poloninë pas një sulmi vdekjeprurës me raketë në një fshat afër kufirit me Ukrainën.

Ai tha se misioni mund të fillojë që nesër nëse Polonia bie dakord, duke shtuar se avionët nuk kanë nevojë të zhvendosen në Poloni, raporton barrons.com.

“Si një reagim i menjëhershëm ndaj incidentit në Poloni, ne do të ofrojmë forcimin e policisë ajrore me patrulla ajrore luftarake mbi hapësirën e saj ajrore me Eurofighters gjermane. Misioni mund të fillojë që nesër, nëse Polonia dëshiron. Avionët nuk kanë nevojë të zhvendosen në Poloni. Patrullat mund të ngrihen nga bazat ajrore gjermane dhe të kthehen këtu pas çdo misioni”, tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Christian Thiels.

Ai gjithashtu tha se Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, po planifikon të flasë me homologun e saj polak për këtë çështje të mërkurën.


Lajmi kryesor:

Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?