Foto ilustruese

Gjermania, nis lehtësimin e masave anti-COVID! Kancelari Olaf Scholz quan 20 marsin 'dita e lirisë'

17 Shkurt 2022, 15:35| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 15:39

  • Share

Gjermania do të fillojë të lehtësojë shumicën e kufizimeve të lidhura me koronavirusin deri më 20 mars. Masa vjen ndërsa nivelet e infeksioneve të nxitura nga varianti Omicron po bien në këtë vend.

Kancelari Olaf Scholz miratoi të mërkurën një plan me tre faza për të hequr pjesën dërrmuese të kufizimeve, duke e quajtur 20 marsin ‘ditë të lirisë’.

Vendimi i Gjermanisë vjen pasi Austria dhe Zvicra, dy vende fqinje hoqën shumë nga kufizimet e tyre, megjithëse virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Sipas universitetit amerikan Johns Hopkins, në mbarë botën janë shënuar rreth 418 milionë infeksione me COVID-19 dhe më shumë se 5.8 milionë vdekje, që nga fillimi i pandemisë.

Në hapin e parë, duhet të lejohet futja në dyqane "në mbarë vendin për të gjithë njerëzit pa kontrolle", e do të ketë ndryshime edhe për takimet e personave të vaksinuar dhe të shëruar.

Aktualisht mund të takohen vetëm dhjetë persona të shëruar apo vaksinuar. Në hapin e parë propozohet të takohen deri në 20 persona, por numri përfundimtar ende nuk është caktuar.

Nga data 4 mars do të ketë lehtësime në restorante, diskoteka dhe klube si dhe për evente të mëdha. Ndërsa nga 20 marsi, "të gjitha masat e rëndësishme mbrojtëse nuk do të zbatohen më", e pritet të pezullohet edhe obligimi i Homeoffice.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?