Foto ilustruese

Gjermania në izolim total deri më 31 janar! Restorantet, baret e shkollat do qëndrojnë mbyllur

5 Janar 2021, 21:52| Përditesimi: 5 Janar 2021, 22:02

  • Share

Gjermania vendosi ditën e sotme të zgjasë izolimin total të vendit deri më 31 janar. Ky është vendimi i dhënë nga kancelarja gjermane Angela Merkel ku tha se shkollat dhe kopshtet do të qëndrojnë të mbyllura deri në të njëjtën date.

Qeveria njoftoi se shumica e dyqaneve jo-ushqimore, bare, restorante, objekte kulturore dhe shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj periudhe.

"Ne duhet të zvogëlojmë më tej kontaktet me njerëzit në mënyrë që të luftojmë" pandeminë, shtoi Kancelarja.

Tani, sipas rregullave të reja, njerëzit në zonat që konsiderohen si vatra të nxehta të virusit nuk do të lejohen të udhëtojnë mbi 15 km nga shtëpitë e tyre pa një arsye të mirë.

Dhe ata që mbërrijnë në vend që kanë ardhur nga një destinacion që konsiderohet me rrezik të lartë do të duhet të japin dy rezultate negative të testit, me një karantinë të detyrueshme pesë ditore edhe në rastet kur testi i parë është negativ.

Të martën, agjencia gjermane e kontrollit të sëmundjes tha se 11,897 raste të tjera të koronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit, nga 9,847 të regjistruara të hënën.

Të paktën 944 vdekje u raportuan gjatë kësaj periudhe duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve nga koronavirusi në 35,518.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?