Bota

Gjermania ndalon një shtetas britanik pas dyshimeve për spiunazh për Rusinë

11 Gusht 2021, 13:13| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 13:15

  • Share

Autoritetet gjermane kanë ndaluar një shtetas britanik, i cili dyshohet se ka spiunuar për Rusinë, në kohën kur ka shërbyer në Ambasadën britanike në Berlin.

Burri i identifikuar si David S., është arrestuar më 10 gusht në qytetin Potsdam, afër Berlinit. Në deklaratë është thënë se i dyshuari ka pasur pozitë jo diplomatike në Ambasadë.

Policia britanike ka konfirmuar arrestimin, duke thënë se shtetasi britanik është duke u mbajtur pas dyshimeve për kryerje të shkeljeve të lidhura me “aktivitete të inteligjencës”.

Sipas autoriteteve gjermane, i dyshuari besohet se ka bashkëpunuar me inteligjencën ruse nga nëntori i vitit 2020 dhe të paktën një herë u ka dhënë agjentëve rusë dokumente të lidhura me punën e tij, në këmbim të parave.

Arrestimi është rezultat i hetimeve të përbashkëta nga autoritetet gjermane dhe ato britanike dhe gjykata pritet të vendosë për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?