Gjermania me kufizime udhëtimi për vendet me variante të reja të koronavirusit

28 Janar 2021, 15:25| Përditesimi: 28 Janar 2021, 15:27

  • Share

Në përpjekje për të vënë nën kontroll infeksionet me variantin e ri COVID ka marrë vendimin për të ndaluar shumicën e udhëtarëve nga vendet e origjinës së këtyre viruseve dhe ato që rezultojnë më të goditura nga ata, tha ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.

"Ne jemi duke i përqendruar këto kufizime të udhëtimit në zonat e mutacionit, të cilat aktualisht janë Britania e Madhe, Portugalia, Afrika e Jugut dhe Brazili", tha ai.

Shfaqja e varianteve të reja të koronavirusit në Britani të Madhe, Brazil dhe Afrikën e Jugut, që konsiderohen me shkallë më të lartë infeksioni sesa varianti origjinal, ka nxitur shqetësimin në shumë vende që po përpiqen të frenojnë pandeminë.

Seehofer tha se bisedimet vazhdojnë për të vendosur se cilës kategori udhëtarësh mund t'i lejohet për të hyrë në Gjermani.
Këto kategori mund të përfshijë gjermanët që kthehen, si dhe ata që punojnë në transportin e mallrave, pasi fluturimet e ngarkesave nuk duhet të ndërpriten.

Ministri i Brendshëm theksoi se Gjermania do të bëjë publike detaje mbi ndalimin e udhëtimit të premten.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?