Homazhet në nderim të Franz Beckenbauer

Gjermania i jep lamtumirën Franz Beckenbauerit, në homazhe merr pjesë edhe kreu i FSHF-së

19 Janar, 17:28| Përditesimi: 19 Janar, 17:31

  • Share

Gjermania ka nderuar sot legjendën e futbollit Franz Beckenbauer, i ndarë nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare, me një ceremoni madhështore të zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut.

Në homazhet e organizuara nga klubi i Bajernit dhe familja Beckenbauer, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëkohësisht edhe Zv.president i UEFA-s, ndërkohë që morën pjesë personalitete më të larta të shtetit gjerman, futbollit europian si edhe mbi 50 mijë tifozë.

“Me ftesë të Bajern Mynih, mora pjesë në homazhet e organizuara në stadiumin “Allianz Arena” në nderim të Franz Beckenbauer, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare. U shpreha ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të Franz Beckenbauer, drejtuesve të klubit të Bajernit dhe Federatës Gjermane të Futbollit për këtë humbje të madhe”, shkroi Presidenti Duka në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se “Die Kaiser” do të kujtohet gjithmonë si një futbollist i jashtëzakonshëm e trajner i suksesshëm, që fitoi gjithçka në karrierë, drejtues i suksesshëm dhe një personalitet, i cili ka pasur një ndikim shumë të madh në zhvillimin e futbollit gjerman dhe atij botëror.

Një legjendë e vërtetë dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të futbollit, që në ka lënë një trashëgimi të pasur.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?