Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës 15 tanket e para kundërajrore

20 Maj 2022, 18:00
  • Share

Gjermania do t'i dorëzojë Ukrainës 15 tanket e para kundërajrore Gepard në korrik, konfirmoi të premten një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes, duke shtuar se tanket duhet të jenë plotësisht funksionale në Ukrainë nga mesi i korrikut.

Në fund të prillit, Gjermania ra dakord të dorëzojë tanke kundërajrore në Ukrainë. Dhe në fillim të majit, Berlini tha se do të furnizojë Kievin me shtatë obus vetëlëvizës.

Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përshëndeti njoftimin e Gjermanisë, duke thënë se Berlini tani ka lëvizur në "drejtimin e duhur" pas tensioneve midis Kievit dhe Berlinit.

Gjatë muajve të fundit, qeveria gjermane ka qenë nën presion nga Ukraina dhe politikanët në vend për të mos bërë më shumë në sigurimin e pajisjeve të rënda ushtarake për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga sulmet ruse.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky: Faza më e përgjakshme e luftës ka filluar! Vijojnë bombardimet në Luhansk! Mariupol: Nën rrënojat e tetarit qindra trupa të sjellë nga një varr masiv nga rusët


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?