Peter Zingraf dhe Anila Denaj

Gjermania fond prej 10.6 mln € për përballimin e pandemisë dhe zhvillimin ekonomik

10 Gusht 2020, 17:37| Përditesimi: 10 Gusht 2020, 17:38

  • Share

Gjermania ka alokuar një fond prej 10.6 milionë euro në dispozicion të Shqipërisë për të përparuar më tej në zhvillimin ekonomik dhe teknik mes dy vendeve.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasadorin Gjerman Peter Zingraf gjatë një takimi që ka zhvilluar me Ministren e Financave Anila Denaj, ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit shqiptaro – gjerman përgjatë vitit 2020.

Kjo mbështetje sipas Ministres së Financave Anila Denaj vjen është në kuadër të menaxhimit të pandemisë.

Nga ky fond një pjesë e konsiderueshme do të përdoret për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe në për procesin e integrimit të vendit.

Gjatë takimit ministrja i ka prezantuar Zingraf edhe vendimet e fundit të qeverisë mbi programet e punësimit dhe nxitjen e ri-integrimit në tregun e punës të qytetarëve të larguar, si pasojë e COVID-19 dhe mbi iniciativat fiskale në mbështetje të sektorit privat, me fokus biznesin e vogël. Ajo solli në vëmendje përpjekjet dhe angazhimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për mbarëvajtjen e financave publike, pavarësisht situatave të krijuara nga tërmeti dhe pandemia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?