Scholz dhe Borne

Gjermania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshjen e 'solidaritetit të energjisë', çfarë përmban pakti mes dy superfuqive evropiane

25 Nëntor 2022, 20:29| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 20:33

  • Share

Kancelari gjerman Olaf Scholz  dhe kryeministrja franceze Elisabeth Borne vulosën sot një rigjallërim të marrëdhënieve franko-gjermane pas disa javësh mosmarrëveshjesh me një marrëveshje energjitike që synon "garantimin e furnizimit të tyre".

Ringrohja çoi gjithashtu në nënshkrimin e një " marrëveshjeje të solidaritetit energjetik " midis Parisit dhe Berlinit. Kjo marrëveshje parashikon që Franca do të ndihmojë Gjermaninë në dërgimin e sasive të gazit natyror, shkruajnë mediat e huaja. Gjermania nga ana e saj do të mbështesë vendin fqinj duke siguruar furnizimin e tij me energji elektrike .

"Sa më të vështira të bëhen kohët, aq më i rëndësishëm bëhet bashkëpunimi midis Gjermanisë dhe Francës," tha Scholz në një konferencë të përbashkët shtypi me Borne.

Kryeministrja franceze, për të cilën ishte vizita e parë në Berlin që nga marrja e detyrës, foli për një unitet që dy vendet duhet ta ruajnë përballë sfidave të shumta që ka përballë boshti franko-gjerman

“Miqtë mbështesin njëri-tjetrin në të keqe”, përmblodhi Scholz, ndërsa Bourne foli për një “marrëveshje të rëndësishme që do të ketë pasoja konkrete dhe do të mbrojë qytetarët e të dy vendeve”.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?