Foto ilustruese e kokainës

Gjermani, zëdhënës i Zyrës Federale të Policisë Kriminale: Sekuestruam rreth 35 tonë kokainë në vitin 2023 ​

26 Dhjetor 2023, 10:09| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 10:12

  • Share

Hetuesit e policisë dhe doganave gjermane sekuestruan një rekord prej 35 tonësh kokainë në vitin 2023.

”Rreth 20 tonë u kapën në vitin 2022. Sasia e mëparshme rekord është regjistruar në vitin 2021 me 23 tonë”, tha një zëdhënës i Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA).

Transmetuesi publik ”Norddeutscher Rundfunk” raportoi në fillim të këtij muaji se sasia totale mund të arrijë deri në 40 tonë në vitin 2023, raportojnë mediat e huaja.

”Që nga viti 2017, sasitë e kokainës së kapur në Gjermani janë rritur ndjeshëm”, thuhet në raportin e fundit të situatës së krimit të drogës.

Në vitin 2018 autoritetet kapën vetëm 5 tonë. Kjo do të thotë se shuma ka të ngjarë të jetë shtatëfishuar brenda pesë viteve.

Shumica e kokainës mbërrin në Gjermani nga Amerika e Jugut nëpërmjet porteve të kontejnerëve, kryesisht Hamburg dhe Bremerhaven.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?