Foto ilustruese

Gjermani, shqiptari kapet në tren, i gjejnë çelësat e plantacionit me kanabis në godinën bosh

3 Nëntor 2023, 10:16| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 10:20

  • Share

Një plantacion me kanabis u zbulua rastësisht të martën pasdite (31 tetor) në zonën industriale Berglar në area Salzkotten.

Policia kishte ndaluar një 27 vjeçar shqiptar në stacionin e trenit në Salzkotten i cili ndodhej ilegalisht në Gjermani. Gjithashtu gjeti dhe çelësin e një godine banimi bosh në ambientet e një biznesi tregtar.

Me urdhër të prokurorisë së Paderbornit policia ushtroi kontroll  duke zbuluar dhe plantacionin që lulëzonte me kanabis që ishte vendosur në disa dhoma.

Oficerët zbuluan rreth 600 fidanë që ishin bërë gati për tu kultivuar

Çdo dhomë ishte e pajisur me ventilatorë të përshtatshëm, filtra ajri dhe llamba. Ndërsa sistemi elektrik ishte përshtatur në mënyrë të tillë që të mos zbulohej vjedhja e saj, shkruan gazeta gjermane westfalen-blatt.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?