Foto ilustruese

Gjermani/ Rrëmbeu dhe përdori si skllave të renë jezide, dënohet me 9 vite burg pjesëtarja e ISIS

22 Qershor 2023, 11:43| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 11:46

  • Share

Një 37-vjeçare gjermane, e identifikuar si Nadine K, është dënuar me nëntë vite burg nga drejtësia gjermane për mbajtjen e një gruaje jazide si skllave, për krime kundër njerëzimit si dhe anëtarësim në organizatën terroriste ISIS.

Gjykata e Lartë Rajonale e Koblenz-it, zbuloi detaje rreth akuzave të ndritura ndaj të pandehurës, për të cilën u konstatua se kishte abuzuar me një 22-vjeçare jazide, për tre vjet gjatë kohës së qëndrimit të saj me Shtetin Islamik në Siri dhe Irak, duke e detyruar atë të ishte një skllave.

Gjithashtu u zbulua se ajo e kishte inkurajuar burrin e saj të përdhunonte dhe rrihte gruan.

22-vjeçarja ishte rrëmbyer nga anëtarët e ISIS në vitin 2014, pasi grupi ekstremist sulmoi fshatin e saj të lindjes në rajonin Sinjar irakian.

Për ketë prokurorët u shprehën se e gjithë kjo i shërbeu qëllimit të deklaruar të ISIS, për të zhdukur besimin Yazid.

Mijëra burra dhe djem mbi moshën 12 vjeçare u vranë menjëherë pasi iu dha ultimatumi që të konvertoheshin në myslimanë ose të vdisnin. Rreth 7000 gra dhe vajza u skllavëruan dhe iu nënshtruan abuzimeve brutale.

Në mars 2019, Nadine K dhe familja e saj u kapën nga forcat kurde në Siri. Ajo u arrestua vitin e kaluar pasi u riatdhesua në Gjermani.

Kohët e fundit ka pasur një numër gjyqesh në Gjermani që përfshijnë ish-anëtarë të ISIS-it të akuzuar për vrasjen ose abuzimin e Yazidëve.

Në tetor 2021, një grua u burgos për 10 vjet për vrasjen e një vajze jazide që ajo dhe burri i saj kishin blerë si skllave.

Një muaj më vonë, një gjykatë gjermane nxori vendimin e parë në mbarë botën që njihte si gjenocid krimet nga IS kundër popullit jezidi.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?