Gjermani, makina drejt turmës gjatë karnavaleve, mes të plagosurve edhe fëmijë, arrestohet shoferi (VIDEO)

24 Shkurt 2020, 16:29| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 17:44

  • Share

Më shumë se 30 persona, mes tyre edhe fëmijë, janë plagosur në qytetin e Volkmarsen, në Gjermani, rreth 280 km larg nga Berlini, teksa një makinë që po ecte me shpejtësi, një Mercedes Benz ngjyrë argjendi, i goditi ndërsa ata po festonin karnavalet në rrugët e qytetit. Një e treta e të plagosurve, sipas Bild, thuhet se janë në gjendje të rëndë.

Sipas policisë shoferi i kamionçinës, rreth 30 vjeç është arrestuar kurse autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve të mos përhapin lajme të rreme në lidhje me incidentin.

Nga ana e tyre autoritetet e landit gjerman tregohen të kujdesshëm në deklarata teksa thonë se sulmi mund të ishte i qëllimtë por nuk përjashtohet edhe pista e ndonje akti të mundshëm terrorist.

Mediat gjermane, duke cituar dëshmitarë, thonë se shoferi ishte drejtuar nga turma me paramendim.

Aksidenti ndodh më pak se një javë pas masakrës së Hanau, ku një njeri i armatosur vrau 11 persona, përfshirë edhe veten.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?