Gjermani/ Kreu marrëdhënie seksuale, e grabiti dhe e dhunoi prostitutën, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

4 Dhjetor 2022, 13:15| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 13:57

  • Share

GJERMANI- Mbrëmjen e së shtunës, një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Gjermanisë, pasi grabiti një prostitutë 21-vjeçare në një ndërtesë në Leonhardstrasse.

Pas marrëdhënies seksuale, rreth orës 04:40 ka pasur mosmarrëveshje mes njëri-tjetrit, ku mësohet se shqiptari e ka sulmuar atë dhe i ka vjedhur 130 euro, raportojnë mediat e huaja.

Teksa shqiptari ka tentuar ta vidhte atë, 21-vjeçarja ka shtypur menjëherë butonin e emergjencës dhe sigurimi arriti t'a mbante 34-vjeçarin shqiptar derisa policia mbërriti në vendngjarje.

Me kërkesë të prokurorit publik, i riu shqiptar më 3 dhjetor 2022 është nxjerrë para magjistratit, i cili ka lëshuar një urdhër-arresti dhe e ka zbatuar atë

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?