Gjermani: KE ul parashikimin e rritjes ekonomike për 2023-n

13 Shtator 2023, 10:36
  • Share

Ekonomia gjermane pritet të tkurret në vitin 2023, tha të hënën Komisioni Evropian. Produkti i brendshëm bruto i Gjermanisë pritet të tkurret me 0.4% në vitin 2023, krahasuar me një parashikim të mëparshëm prej 0.2%.

Lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në çmimet e energjisë kanë goditur "veçanërisht rëndë" sektorin e prodhimit, tha Komisioni.

Kërkesa e dobët e mban ekonominë e eurozonës nën presion.

Eurozona pritet të rritet me 0.8% në 2023, kundrejt 1.1% të parashikuar më parë. Pritet të ketë rritje prej 1.3% në 2024, krahasuar me 1.6% më parë.

Blloku me 20 anëtarë hyri në recesion në tremujorin e parë të vitit. Ngadalësimi ekonomik është rezultat i dobësimit të kërkesës për shkak të normave të larta të inflacionit, tha Komisioni.

"Kërkesa e dobët e brendshme, veçanërisht konsumi, tregon se çmimet e larta dhe gjithnjë në rritje të konsumit për shumicën e mallrave dhe shërbimeve po peshojnë më shumë sesa pritej,” tha Komisioni.

Paolo Gentiloni, Komisioneri Evropian për Ekonominë, tha në një konferencë për shtyp: "Dobësim i mëtejshëm pritet në muajt e ardhshëm, pasi ekonomia përballet me shumë probleme."

"Ekonomia e BE ka pësuar dy goditje masive me pandeminë dhe luftën e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë”, shtoi nënkryetari i Komisionit Valdis Dombrovskis.

Gjermania është e vetmja ekonomi e madhe që pritet të tkurret këtë vit.

Megjithëse aktiviteti ekonomik është ngadalësuar në të gjitha ekonomitë kryesore të eurozonës, Gjermania ka qenë një burim i veçantë dobësie.

Ekonomia e Gjermanisë, e nxitur nga prodhimi dhe eksportet, është goditur nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ngadalësimi i kërkesës në Kinë, një partner kryesor tregtar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha në korrik se Gjermania është e vetmja ekonomi e madhe që pritet të tkurret gjatë vitit.

Megjithatë, gjendja e ekonomisë së eurozonës nuk i ngjan një recesioni tipik, pasi papunësia është në një nivel rekord dhe punëtorët po fitojnë më shumë./DW

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?