Kokaina brenda pakos me fleta formati

Gjermani, kapet konteineri me 48 kg kokainë në Portin e Hamburgut! 11 të arrestuar bashkë me kreun shqiptar të grupit kriminal

15 Janar, 20:42| Përditesimi: 15 Janar, 20:46

  • Share

GJERMANI- 11 persona janë arrestuar nga policia gjermane në portin e Hamburgut ku u gjetën 48 kilogramë kokainë. Droga e nisur nga Amerika Latine ishte fshehur në një konteiner.

Sipas zyrës së hetimit doganor në Hanover, i dyshuari kryesor si kreu i grupit kriminal është një 39 vjeçar shqiptar, i cili gjithashtu është vënë në prangat e policisë.

Kokaina, e cila nëse nxirrej në treg për shitje nga grupet kriminale, kapte vlerën e 4.2 milionë eurove, ishte mbështjellë me tufa pakot me fleta formati në konteinerin që mbërriti në portin e Hamburgut.

Mësohet se fillimisht, u arrestuan 6 persona, ndërsa 5 të tjerë ranë në pranga pas kontrolleve të policisë në 14 ndërtesa në Bremen, në të cilat u gjetën edhe 160 gramë kanabis, peshore precize, ora të shtrenjta dhe 900 euro cash.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?