Mjekët ligjor në zonën ku ndodhi ngjarja

Gjermani/ Godet me sëpatë për vdekje 27-vjeçaren ukrainase! Autori shqiptar ekzekutohet nga policia

4 Shtator 2022, 18:12| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 23:00

  • Share

GJERMANI-  Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në lagjen Friedrichsfelde në Berlin.

Një 23-vjeçar, shqiptar i Kosovës goditi për vdekje me sëpatë një grua 27-vjeçare, ukrainase. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:40 në një apartament në rrugën Löwenberger.

Pas njoftimit nga fqinjët të cilët kishin dëgjuar britmat e viktimës, policia arriti në vendngjarje, por duke qenë shumë vonë për të renë ukrainase, pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në vendngjarje.

Kur policia arriti, gjeti 23-vjeçarin shqiptar me sëpatë dhe 27-vjeçaren ukrainase të shtrirë në tokë, ku dukej se nga goditjet fatale kishte marrë plagët të rënda. Ai refuzoi të dorëzohej dhe gjatë aksionit policia e qëlloi 23-vjeçarin për vdekje me armë.

Në zonën ku ndodhi ngjarja janë apartamentet e lira, ndërkohë që është ende e pa qartë marrëdhënia mes viktimës dhe autorit. Një dëshmitar, që banon në afërsi të banesës tha se rreth orës 7 të mëngjesit ka dëgjuar britma të forta. Një fqinj tha se autori goditi me çekiç derën e banesës për të hyrë brenda. Më vonë ai pa gjurmë të mëdha gjaku në derën e banesës.

Ora 22:27
Ngjarja e rëndë në Gjermani, dëshmitari: 23-vjeçari nga Kosova goditi dhe derën e banesës së tij

Marrja e njërit prej trupave nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ndodhi  sot në Berlin ku një 23-vjeçar nga Kosova godit për vdekje me sëpatë një 27-vjeçare ukrainase.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:40 kur fqinjët dëgjuan britmat e tmerrshme të një gruaje brenda pallatit, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Një dëshmitar, që banon në afërsi të banesës ku ndodhi krimi thotë se rreth orës 7 të mëngjesit ka dëgjuar britma të forta.

Një fqinj tha se autori goditi me çekiç në fillim derën e banesës.  Ai thotë se nuk ka guxuar të hapë derën. Më vonë ai pa gjurmë të mëdha gjaku në derën e banesës së tij.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keno: 04/09/2022 19:00

    Jo po do e ushqenin skizofrenin me buke. Atje dole me gje ne dore, pastrohesh nga faqja e dheut. Nuk ka shance te dyta e te treta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?